Shkarko Librin 79.9MB
Në këtë roman, Kim Mehmeti sjell shtresën më ekzistenciale të fshatit, sjell kullën, kryepersonazhin, shtyllën mbështetëse drejt shpalimit të tij. Kulla rrezaton simbolikën e qenies fizike dhe shpirtërore të traditës, të historisë dhe mitit, pasqyron sfidat dhe qëndresën e shtresuar si mbamendje, si identitet. Kulla është pasqyrë e burrërisë dhe çburrërisë, e rënieve dhe ngritjeve të njeriut… Pikërisht rreth këtij personazhi bosht, do të thuren ngjarje sa të thjeshta dhe të përditshme, po aq fantastike dhe të magjishme. Raporti ekzistencial i njeriut me Kullën është ndërthurje mozaike, në sfondin e të cilit do të shquhet sidomos emocioni i mallit, që, me këtë rast, ngjizet dhe shpërthen përmasash që s’mund t’i perceptojë lehtë arsyeja normale. Në strukturën narrative të këtij romani, malli i të çrrënjosurit me dhunë, i shpërthen konvencat rrëfyese, prek lartësitë narrative si alarm dramatik, fizik dhe shpirtëror. A shuhet malli për Kullën duke e marë atë përmes syrit të kamerës me vete, në arratisjen pa kthim, dhe, për më shumë, a mund të arrihet kjo përmes bartjes së vërtetë e konkrete të mureve, skutave masive dhe të gdhendura, - kështu i vë të gjitha sfidat e mundshme në sprovë, rrëfimi më i ri i Kim Mehmetit. (Ali Aliu)
Kush mund te jete ky njeri, pyesnin njeri-tjetrin me habi
fshataret. Jo qe ne fshat nuk vinin te panjohur e te paftuar, por i ardhuri i
asaj dite I habiti, edhe pse nuk beri asnje sjellje te cuditshme, apo ndonje
veprim qe do t'i shqetesonte. Mbase i cuditi se nuk iu drejtua asnje
porte qe te therriste te zotin e kulles, e pasi te degjonte zerin e shtepiarit
nga brenda qe t'i thoshte:''Hyr ne kete vater, cilido qofsh!'' - te hynte dhe
te ulej kembekryq ne oden e burrave. Ai nuk u ndal te pyeste se ku jetonte filan
njeriu, por u drejtua kah xhamia e fshatit. E te xhamia nuk shkonin miqte e fshatareve,
por daullexhinjte e dasmave, nallbanet dhe kallajxhinjte, te gjithe ata te
cileve kryeplaku I fshatit ua caktonte vendin se ku do te flinin, ku mund te
kallnin zjarr per te kallajisur tepsite e bakerta, apo se ku nallbanet do t'i
mbathnin mushkat xanxare ne pranvere. Aq me shume qe i ardhuri ia kishte mesyre
fshatit posa kishte gdhire mengjesi, ne nje kohe kur ishte ende heret te prisje
ndonje mysafir, apo ardhacak nga ndonje fshat i aferm, te cilet, here-here ia
behnin ne oret e hershme te mengjesit, por vetem nese duhej te sillnin ndonje lajm
qe nuk priste, kur duhej te lajmeronin per vdekjen e ndonje te afermi te
kullave te ketushme, apo kur ndonje vashe e fshatrave perreth, ishte zhdukur pa
name pa nishan, e te sajte vinin te pyesnin mos valle e kishte grabitur ndonje
djalosh i ketushem...
No comments:
Post a Comment