Shkarko Librin 0.7MB
Nje veshtrim i detajuar i tregut nderkombetar nga Dr Ali Jakupi.
Çdo treg jashtë tregut vendor e ka domethënien e tregut të huaja. Meqë secili treg ka trreitorin dhe sovranitetin e vet, duhet kuptuar se e ka edhe tregun e vet, të shtrirë në një mjedis të caktuar, ku janë të pranishëm dhe veprojnë dimensionet e ndryshme, si dhe konsumatorët paraqesin fokusin kryesor të interesimit të ndërmarrjeve. Bazuar në faktin se në botë ekzistojnë më shumë se 200 shtete, pa hezitim konkludohet se funksionojnë më shumë se 200 tregje. Këto të gjitha janë pjesë të një sistemi të përbashkët, pra, të tregut botëror. Tregjet nuk janë të njëjta, as nga aspekti i resurseve, i konsumtaorëve dhe i konkurrencës. Me heterogjenitein e tregjeve, përkatësisht të tregut botëror, nënkuptohet laryshia e faktorëve të mjedisveve, ku përfishet faktori demografik, ekonomik, juridik, sociokulturor e tjerë. Sa herë të vështrohet struktura heterogjene e tregut botëror, duhet të merren parasysh dimensionet e mjediseve. Kulturat, baza ekonomike, e shfaqur nëpërmjet fuqisë blerëse, ofertat dhe kërkesat, konkurrenca, janë tregues që e thellojnë heterogjenitetin e tregut. Shikuar historikisht, tregu botëror kurrë nuk ka qenë homogjen. Edhe në kohën nismëtyare, kur kanë filluar transkacionet në mes të shteteve, kanë ekzistuar dallime në ekonomitë e vendeve, në nivel të zhvillimit dhe në strukturë. Ndërkaq, me zhvillimin e gjithanshëm ekonomikdhe shoqëror, ndërvarshmëritë në kuadrin e tregut botëror bëhen gjithnjë e më të theksuara. Është kjo pasojë e këmbimit sa më të madh joekuvivalent. Ky fenomen e shton ndërvarshmërinë nëpër vendet e ndryshme në botë. Bota qysh më herët ka marrë kahe diferencuese tëzhvillimit. Janë vënë në disproporcion hemisferat veri jug (1, f.....), ku në pikëpamje të zhvillimit sikur dominon veriu, ndërsa jugu karakterizohet me prapambeturi dhe mangësi të mirëqenies materiale e jetësore. Në këtë mënyrë, sot e kësaj dite, në botë është i pranishëm numri numër më i madh i të varfërve në krahasim me numrin më të vogël të të pasurëve. Në mjesiet ku shtimi i popillsisë shënon normë të të lartë, treguesit ekonomik janë më të vegjël. Në vendet dhe rajonet me zhvillim më të lartë ekonomik, faktori demografik shënon shtim më të limituar. Heterogjenitetin e trgfeut botëror e bënë më reflektuesecuria shpërpjestuese e faktorit ekonomik ndaj faktorit demografik. Kjo do të thotë se shtimi i faktorit ekonomik dhe atij demografik bëhen në kahe të kundërta......
No comments:
Post a Comment