“Ibën Halduni më tepër se pesë shekuj, si në vendin e vet ashtu edhe jashtë, ka mbetur një profet (i shkencës) të cilit s’i është dhënë nderi i merituar”. Charles ISSAWI
Sido që sociologjia, si një shkencë që e ka për objekt studimi shoqërinë, është fryt i shekullit XIX, mund të thuhet lirisht se njerëzit, përgjatë tërë historisë, i kanë observuar shoqëritë në të cilat kanë jetuar dhe kanë gjeneruar mendime të ndryshme lidhur me to. Në të gjitha periudhat e historisë, epiqendër e feve, e mendimeve filozofike dhe politike ka qenë njeriu, gjegjësisht shoqëria. Edhe pse mund të thuhet se tema e debateve apo e dis-
Kushtet të cilat e kanë mundësuar lindjen e sociologjisë mund të studiohen nga aspekti epistemologjik, ekonomik, politik dhe nga ai kulturor. Këto rrethana janë emërtues i përbashkët i ndryshimeve radikale që në shoqëritë evropiane kulmin e vet e kanë arritur në shekullin XIX. Ndryshimet në fjalë e kanë edhe kuptimin e parametrave me të cilët sociologjia është ngushtë e lidhur.
Parametri epistemologjik i sociologjisë, siç mund të parashikohet, është shkenca bashkëkohore dhe cilësia bazë e saj, metoda induktive. Veçoria kryesore që dijen e tillë e dallon nga llojet e tjera të dijes është bota e përvojës, burimi i së cilës i nënshtrohet mekanizmit si dhe pranimi i botës së përvojës, i botës së pesë shqisave si kriter i së saktës dhe i së pasaktës. Marrja si kriter i përvojës në shpjegimin e gjërave dhe ndodhive e ka kuptimin e shtyrjes së mënyrave të shpjegimit metafizik jashtë fushës së dijes ekzakte. Kështu, njohuritë të cilave nuk arrihet t’u verifikohet saktësia ose pasaktësia në saje të përvojës njerëzore, bile edhe nëse nuk refuzohen, domosdo e humbin funksionalitetin e vet. Kriteri empirik i dijes i drejtuar nga shpjegimi i gjërave dhe ngjarjeve, kërkon që edhe metoda e shfrytëzuar në këto shpjegime të jetë empirike. Kjo pra është metoda induktive, e cila nuk nënkupton vetëm shpjegimin e gjërave dhe ndodhive duke u nisur nga realiteti. Ajo në të njëjtën kohë nënkupton edhe mosmarrjen në konsideratë të gjërave që e kapërcejnë përvojën. S’ka dyshim se shkenca bashkëkohore nuk është identitet vetëm i shpjegimit. Atë, përveç shpjegimit, e bën të vlefshme edhe mundësia e kontrollit të gjësë së shpjeguar. Është pra mundësia e kontrollit ajo që e bën të dobishmen në praktikë.
Me kalimin e shkencës dhe të metodës bashkëkohore në pozitën e drejtuesit kryesor të shpjegimit të gjërave dhe ndodhive, me shndërrimin e tyre në busull të vetme të jetës dhe pas mbështetjes së këtij trajtimi, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë nga lëvizja e reformacionit, lindi një mënyrë e re e organizimit që bazohet në ekonomi: kapitalizmi. Me shndërrimin e ekonomisë bujqësore, që s’bazohet në dije, në ekonomi tregtare dhe industriale, si pasojë e zbulimeve të reja të mendësisë shkencore moderne dhe si pasojë e etikës së reformacionit, për një kohë të shkurtër ndryshoi edhe jeta politike dhe shoqërore.
Ky proces që shkaktoi lindjen e kapitalizmit, përgatiti bazën e strukturimeve politike që në saje të teorive të së drejtës natyrore do ta shprehin “njohjen e barabartë” ose barazinë. Motivi për njohjen dhe sqarimin e gjërave dhe të ndodhive, duke e marrë për kriter përvojën njerëzore dhe arsyen (ratio), shkaktoi ndryshime radikale. Klasa e re, produkt kjo i ekonomisë së re, duke e mbështetur me fuqi ekonomike konceptin e të drejtës natyrore dhe duke u përpjekur që ta bëjë atë praktikisht të zbatueshëm, me të arritur t’i kanalizojë turmat nën flamurin e barazisë dhe lirisë, arriti ta realizonte shndërrimin apo transformimin politik.
Pikëpamje e vetme që në fushën politike e jep mundësinë e barazisë dhe të lirisë është doktrina e së drejtës natyrore. Sepse, kjo e drejtë është e vetmja doktrinë që është e aftë t’i zbulojë parimet universale të marrëdhënieve ndërnjerëzore që gjenden në natyrën e njeriut, që e pëlqen njeriun racional dhe të moralshëm.2 Është i pamohueshëm kontributi i doktrinës të së drejtës natyrore në luftën kundër sistemeve politike të padrejta, hierarkike, autoritare dhe totalitare. Mu për këtë arsye njëri nga faktorët themelorë që e ka mundësuar kalimin prej monarkive në sistemin e republikës apo të demokracisë është edhe parapëlqimi i konceptit të së drejtës natyrore.
Realizimi i transformimit politik ka ndërtuar një kulturë dhe shoqëri krejtësisht të re, të bazuar në ekonomi: modernitetin dhe shoqërinë moderne, e cila është shprehje e jetës profane dhe shekullare. Ja pra, sociologjia e lindur në shekullin XIX, është emër i një këndvështrimi të ri që, duke i marrë për yrnek shkencat bashkëkohore natyrore, mundohet ta shpjegojë shoqërinë moderne që ka një strukturë krejtësisht të re dhe që dallon nga e kaluara në aspekt të cilësive epistemologjike, ekonomike, politike dhe kulturore. Veçoria bazë, e cila këtë paradigmë e ndan nga dituritë e mëparshme që i kanë pasur për subjekt njeriun dhe shoqërinë, është shpjegimi i ngjarjeve shoqërore në një mënyrë mekanike, duke e marrë për bazë shoqërinë moderne.
Marrja për bazë e shoqërisë moderne dhe e shkencave natyrore për shpjegimin e jetës shoqërore përbën thembrën e Akilit të pretendimit shkencor të sociologjisë. Kjo është edhe arsyeja pse zhvillohen debatet e llojit “sociologjia është shkencë apo ideologji?”3 S’ka dyshim se sociologjia ka, përveç aspektit të vet shkencor, edhe aspektin ideologjik. Këto polemika do të kuptohen më mirë kur të trajtohen tema e sociologjisë dhe ato rreth struk-
Nëse dijen shkencore e përkufizojmë si dije objektive, përgjithësisht të pranueshme dhe të provueshme në mënyrë empirike, atëherë shtrohet pyetja nëse është e mundshme sociologjia shkencore dhe joideologjike? Kësaj pyetjeje, nëse çështjen e shikojmë nga prizmi i faktit se sociologjia e merr për bazë shoqërinë moderne dhe shkencat natyrore moderne, s’mund t’i japim përgjigje pozitive. Sepse, moderniteti, si një projekt shoqëror-
A është e mundshme që ngjarjet dhe proceset shoqërore të shqyrtohen e të shpjegohen nga një këndvështrim joideologjik? Nëse këtë pyetje e fokusojmë sipas konceptit të sociologjisë së Ibën Haldunit (ilmu’l-
Shkaku pse sociologjia e i Ibën Haldunit (ilmu’l-
Sipas Ibën Haldunit, ilmu’l-
Ibën Halduni është një mendimtar i madh islam që ka lënë gjurmë të thella në historinë e shkencës. Sipas fjalëve të T. J. de Boerit, ai është një dijetar që s’ka pasur as pararendës e as pasardhës.5 Edhe pse në botën islame dhe në Perëndim për pesë shekuj s’e ka gëzuar autoritetin që e meriton, prapseprapë deri në kohën tonë ka mbijetuar si një profet i shkencës pa bashkësinë e vet të ithtarëve.6 Elementi kryesor që atë e ka mbajtur gjallë deri në kohën tonë dhe që e ka bërë me peshë bile edhe në kohën moderne është Hyrja (Prologomena) që ia ka shkruar veprës së vet Kitabu’l-
Hulumtimet dhe studimet e shumta të bëra rreth Ibën Haldunit pas shekullit XIX, paralelisht me zhvillimet në shkencat shoqërore, e kanë nxjerrë në shesh të vërtetën se Prologomena në vete i ngërthen disiplinat shkencore si historia, filozofia e historisë, sociologjia, politika dhe ekonomia.7
Në këtë hulumtim tonin do t’i shtrojmë mendimet e Ibën Haldunit nga sfera e ilmu’l-
Studimi ynë përbëhet prej katër kapitujve. Në kapitullin e parë do të mundohemi t’i fiksojmë kushtet epistemologjike, ekonomike, politike dhe kulturore që e kanë përgatitur lindjen e sociologjisë si shkencë, me fjalë të tjera, do ta rrahim çështjen e parametrave mbi të cilët është ndërtuar shoqëria e fokusuar nga sociologjia, çështjen e natyrës së kësaj shoqërie. Qëllimi ynë është të gjejmë përgjigje nëse vetë lindja e sociologjisë është një dukuri sociologjike.
Në kapitullin e dytë do të mundohemi ta sqarojmë lidhjen e sociologjisë me filozofinë e historisë si dhe problemet themelore të shkencës mbi shoqërinë. Qëllimi ynë në këtë pjesë është ta sqarojmë të vërtetën pse sociologjia është shkencë moderne.
Kapitulli i tretë përbëhet prej temës speciale të hulumtimit tonë, ilmu’l-
Në kapitullin e katërt do të përpiqemi t’i deshifrojmë pikënisjet, qëllimet, metodat, këndvështrimet, parametrat themelorë të ilmu’l-
Temat të cilat do t’i shyrtojmë përgjatë studimit tonë në mënyrë të përgjithshme do t’i analizojmë dhe do t’i vlerësojmë në pjesën e përfundimit.
Abdurrahman ibën Muhamedi njohur si Ibën Haldun është lindur më 1332 në Tunizi në një familje me pozitë të lartë, e shpërngulur nga Sevilja e Spanjës muslimane (Andaluzia). Paraardhësit e tij ishin arabë jemenitë të cilët u vendosën në Spanjë që vitet e para të qeverisjes muslimane në shekullin VIII. Gjatë viteve të tija të para të edukimit, Ibën Halduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe në jetën politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat e pjesëtarëve të elitës intelektuale dhe politike të shteteve islame të perëndimit (Afrika e Veriut dhe Spanja), shumica e të cilëvegjetën strehim aty. Ibën Halduni u edukua në Tunizi dhe Marok ku dhe studioi Kur'anin, traditën e profetit Muhammed (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame si-
Qysh në moshën adoleshente hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk. Ibën Halduni, para se të fillojë ta shkruajë kryeveprën e tij të famshme për histori, kaloi një jetëaktive në politikë. Ai punoi për udhëheqësit në Tunizi dhe Marok, në Granadë si dhe në Biaja. Ibën Halduni, në vitin 1375, kaloi në Granadë i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat e Afrikës veriore. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas u kthye në Algjeri për ti kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend e shkroi veprën Mukaddime (në Perëndim e njohur si Prologomena), vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Karriera e tij ende ishte e pasigurt për shkak të trazirave në Afrikën e Veriut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe i kaloi njëzetepesë vitet e fundit të jetës. Këtu ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, në postin kryegjykatës i shkollës malikite. Ibën Halduni njihet edhe për faktin se një kohë ka ligjëruar në njërin ndër universitetet më të vjetra të botës, në Universitetin el-
No comments:
Post a Comment