Notice!!!!!!!!

We have moved to www.bestfreebooks.org

You can find there all our new books

Tuesday, September 2, 2014

Perplasja e Qyteterimeve Dhe Riberja e Rendit Boteror





Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Cilat janë qytetërimet që po hyjnë në konflikt në skenën globale? Nga njëra anë është natyrshëm modeli amerikan. Po cilët janë protagonistët e tjerë? Ç’peshë ka fuqia ushtarake, po ajo ekonomike në këtë ndeshje për të fituar supremacinë botërore? Ç’rol do të ketë Evropa? Cili do të jetë roli i Azisë dhe i ekonomive në rritje? Leximi i librit të Samuel P. Huntington, profesor në Universitetin e Harvard-it, rezulton të jetë një mjet i domosdoshëm për kë do të thellohet me një vetëdije kritike në të kuptuarit e fakteve që kanë karakterizuar fillimet e mijëvjeçarit të ri


Ne veren e vitit 1993 revista Foreign Affairs botoi artikullin tim me titullin "Perplasja e qyteterimeve?" Ky artikull, sipas redaktoreve te Foreign Affairs, gjate tre vjeteve ndezi me shume diskutime se cilido artikull tjeter i botuar qe nga vitet 1940. Eshte e natyrshme qe ka ngjallur me shume debate gjate tre vjeteve, sesa gjithçka tjeter qe kisha shkruar me pare. Pergjigje e komente per te kane ardhur nga çdo kontinent dhe nga dhjetera vende. Njerezve u beri pershtypje ne menyra te ndryshme: i terhoqi, i zemeroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se permasa qendrore dhe me e rrezikshme e politikes globale qe po shfaqet, do te jete konflikti ndermjet grupeve te qytetermeve te ndryshme. Pavaresisht se çfare ndikimi tjeter pati, ky artikull u preku nje damar njerezve nga cilido qyteterim. Duke i pare interesimin, keqperdorimin dhe kundershtite rreth artikullit, e quajta te nevojshme qe t'i hulumtoja me tej çeshtjet e ngritura aty. Nje rruge e dobishme per ta parashtruar nje çeshtje eshte ta paraqesesh ne trajten e hipotezes. Artikulli, i cili ne titull kishte nje pikepyetje, qe pergjithesisht nuk e vune re, ishte nje perpjekje per te bere pikerisht kete gje. Ky liber qe keni perpara, synon te jape nje pergjigje me te plote, me te thelle dhe me gjere te dokumentuar per pyetjen e artikullit. Ketu jam perpjekur t'i perpunoj, t'i lemoj, t'i plotesoj dhe, sipas rastit, t'i percaktoj temat e parashtn1ara ne artikull, si dhe te shtjelloj shume ide e trajtoj mjaft pika, qe kishin mbetur pa u prekur ose ishin kaluar shkarazi ne artikullin e permendur. Nder keto jane: nocioni i qyteterimeve, çeshtja e nje qyteterimi universal; marredhenia ndermjet fuqise e kultures; zhvendosja e peshores se fuqise ndermjet qyteterimeve;
indigjenizm i kulturor ne shoqerite joperendimore; struktura politike e qyteterimeve; konfliktet e perftuara nga universalizmi Perendimor, militantizmi mysliman dhe ngulmimi kinez; baraspeshimi dhe nxjerrja ne krye e pergjigjeve ndaj ngritjes se fuqise kineze; shkaqet e dinamika e lufterave ne vijen e shkeputjes, si dhe e ardhmja e Perendimit dhe e nje bote qytetermesh... (shkeputur nga parthenia)





No comments:

Post a Comment