Notice!!!!!!!!

We have moved to www.bestfreebooks.org

You can find there all our new books

Sunday, August 31, 2014

Partite politike dhe demokracia





Partite politike jane institucione dhe subjekte themelore te funksionimit te rendit demokratik. Ne te vertete permes luftes politike te partive politike, ndertohen rregullat e pluralizmit politik dhe te jetes parlamentare. Duke qene vlera te demokracise, partite politike mund te studiohen nga kendveshtrime te ndryshme, duke filluar nga ai sociologjik, juridik, parlamentar dhe te tjera.
Autori i librit me titull ''Partite politike dhe demokracia'' dr. Etem Aziri, ka arritur te beje nje studim tejet serioz nderdisiplinar, i cili krahas dimensionit sociologjik (sociologjise se partive politike), merret edhe me rolin e tyre politik. autori ka arritur te zbertheje ne menyre shkencore dukurine e partive politike qe nga paraqitja dhe zhvillimi i tyre e deri te klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi
i brendshem i tyre. Me kete rast autori ne menyre profesioniste ve ne dukje elementet e partive bashkekohore. Dr. Etem Aziri perdor kritere te qendrueshme per tipizimin e partive politike, duke i klasifikuar ato sipas atributeve dalluese, orientimeve programore, metodave te veprimit politik si dhe kritereve te tjera. Ne kete rast autori zberthen fenomenologjine e partive politike vec e vec dhe ve ne dukje dallimet e dukshme ndermjet tyre. Tipizimi i partive politike sipas autorit, mund te behet ne baze te kritereve te ndryshme duke filluar qe nga filozofia e tyre politike, programet politike e deri te veprimi parlamentar.
Rendesi te vecante ne liber autori i kushton organizimit te brendshem te partive politike, si faktore kyc ne vleresimin e shkalles se demokracise se nje partie politike. Ai me kete rast shpjegon menyren e funksionimit te partive politike, procesin e vendimmarrjes, raportet e vendimmarrjes si dhe faktoret tjere tregues per shkallen e funksionimit demokratik te partive politike.


No comments:

Post a Comment